“Nuk ka me drejtësi”/ Kryemadhi me “shpatë të madhe” thirrje militantëve për trazira: T’i largojmë banditët e drogës nga pushteti

0
149

Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi me nje thirrje te forte ka ftuar gjithe shqiptaret te protestojnë për të larguar banditët nga pushteti.

Me akuza te forta per Ramen, Kryemadhi ka thene se revolta e protestës qytetare është arma që mund të rrëzojë nga karriget banditët e veshur me pushtet.

Postimi i Kryemadhit

Në këtë vend nuk ka më drejtësi!

Edi Rama vendosi duart e tij të përgjakura me krim, edhe tek i vetmi institucion që nuk e kishte nën kontroll. Kapja e prokurorise nga krimi dhe banditët e pushtetit shënon fundin e shtetit dhe demokracisë.

Kjo është dita më e errët në historinë e demokracisë shqiptare!

Kurrë më parë pushtetet nuk kanë qenë në duart e një njeriu të vetëm, të një pushteti bandit që drejtohet nga kryetrafikanti i drogës, shefi i drejtpërdrejtë i Saimir Tahirit dhe policëve të inkriminuar, që me përpjekjen e fundit po dëshmon frikën për t’i shpëtuar drejtësisë.

Të protestojmë për të larguar banditët nga pushteti. Revolta e protestës qytetare është arma që mund të rrëzojë nga karriget banditët e veshur me pushtet.

Asgjë dhe askush nuk mund ta ndalë këtë revoltë. As paratë e krimit, as pazaret dhe kulisat nuk e shpëtjnë dot më Edi Ramen nga fundi i paralajmëruar që do ti vijë nga qytetarët e ndershëm të këtij vendi.

Lërrë një Përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu