Dalin jashtë loje makinat e para 2009, skema për daljen nga qarkullimi dhe si do bëhet zëvëndësimi…

0
845

Në kushtet kur jetëgjatësia mesatare e automjeteve më vendin tonë është mbi 20 vjeçare, Qeveria ka nisur të planifikojë hapat konkretë për rinovimin e kësaj flote.

Këtë e ka bërë ditur Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Sipas tij zëvendësimi do të bëhet në mnëyrë graduale. Duke u dhënë të gjithë mundësinë të gjithëve të kalojnë në një mjet më të mirë, se ai që kanë, duke minimizuar në maksimum kostot.

Kush ka makinë shumë të vjetër do të ketë mundësi të marrë një makinë të përdorur por në moshë jo shuëm të madhe, duke përfituar nga taksat më të ulta dhe nga incentivat për nxjerrjen jashtë qarkullimit të një mjeti shumë të vjetër. Kush ka makinë të përdorur, por jo shumë të vjetër, përmes incentivave mund të blejë një mjet të ri me 0 km”, është shprehur Ministri Klosi, në një intervistë për Panoramën.

Më tej Ministri Klosi ka treguar, se në bazë të një studimi, është arritur në përfundimin se Shqipëria ka flotën më të vjetër të automjeteve në rajon. Pasi janë makina që kanë jo vetëm një kosto të madhe mirëmbajtje por dhe një kosto të jashtëzakonshme sa i përket ndotjes së mjedisit.

“Në fillim të viteve të demokracisë, qeveritë e kanë pasur një politikë nxitëse e lehtësuese për importin e veturave, mjeteve dhe që në vijim ka pasur një inerci në këtë fushë, pa vendosur kufizime në importin e tyre. Edhe kur filloi të ndiqej një politike kufizuese para vitit 2005, ajo u modifikua fatkeqësisht, nën ndikimin e  krizës botërore e që preku veçanërisht fushën e  automobilit nga vitit 2008 e më pas heqjen e penalizimeve materiale që përfshihen në taksën doganore të mjeteve mototrike, që u bënë zero nga gushti i 2011-ës. Kjo lloj mosndërhyrjeje ka çuar situatën në vend kur flota ka rritur afro 500 mjete, por mosha mesatare e mjetit në përdorim është mbi 20 vjeçare.  Zëvendësimi do të bëhet gradual, duke i dhënë mundësi të gjithëve të kalojnë në një mjet më të mirë se ai që kanë, duke minimizuar  në maksimum kostot”, është shprehur Ministri Klosi.

Lërrë një Përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu