Mexhit Haxhiu është “Mjeshtër i Madh” dhe “ Nderi I Vlorës”.

0
151

Legjenda e futbollit Mexhit Haxhiu mbush 75 vjeç ,qytetarët e kujtojnë në rrjete
Legjenda e futbollit vlonjat Mexhit Haxhiu mbushi 75 vjeç.Kanë qënë të shumtë ata që kanë sjellë në rrjete sociale pjesë nga jeta e tij.Babai i trajnerit të njohur Gert Haxhiu ka qënë një prej figurave më të njohura të futbollit shqiptar.

Mexhit Haxhiu i përket atij brezi futbollistësh që kishte lindur për tu bërë lojtar i madh, si Loro Boriçi, Panajot Pano etj.

I penguar nga regjimi totalitar për shkaqe biografie, Mexhit Haxhiu u detyrua të luante me Flamurtarin e tij të zemrës, por edhe me Partizanin e madh të Panajot Panos, ku shkëlqeu gjatë gjithë karrierës së tij brilante brenda vendit.

I lejuan të luante vetëm 3 takime ndërkombëtare me ekipin Kombëtar, por vetëm brenda Shqipërisë, sepse biografia, kjo sagë qesharake që mori në qafë me qindra shqiptar, nuk e lejonte të dilte jashtë për të treguar përpara Europës kapacitetin e tij futbollistik.

Mexhit Haxhi ka qenë një futbollist i Madh, i cili thirrej nga tifozët “Pele i bardhë”, një zhongler i pabesueshëm, një fluturues mbi mbrojtjet kundërshtare, një driblues magjik, një shënues elegant, një model disipline dhe përgatitje rigoroze, një gjimnazist i shkëlqyeriI “Ali Demit”, një mjeshtër me edukatë qytetare për tu marrë shembull.

I thirrur në vitin ’72 në ndihmë të ekipit të Besës së Kavajës gjatë një ndeshje në Durrës për kupat e Europës, pas hezitimit biografik të autoriteteve ai futet në lojë në pjesën e dytë dhe godet një faull.

Ja komenti gazetaresk i kohës: “Krosimi dinak i Haxhiut teknik, fton intuitën e Pagrisë të mposht portierin skocez”. Pra me futjen e Haxhit në lojë Kavaja barazon 1-1 me ekipin skocez.

Mexhit Haxhiu është shpallur fitues i anketës “10 sportistët më të mirë të vitit” në 1972-shin.

Mexhit Haxhiu është përzgjedhur si një nga 11 futbollistët më të mëdhenj shqiptar të të gjitha kohëve pas anketës së zhvilluar vite më parë.

Mexhit Haxhiu është “Mjeshtër i Madh” dhe “ Nderi I Vlorës”.

Lërrë një Përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu