Rruga e Lumit të Vlorës,ëndrra e mbetur në sirtar më në fund një realitet.

0
1744

Rruga e Lumit të Vlorës,ëndrra e mbetur në sirtar më në fund një realitet.

Rruga e lumit të Vlorës,ky segment që lidh Vlorën me katërmbëdhjetë fshatrat e dy bashkive asaj të Himarës dhe bashkisë së Selenicës tashmë është në fazën e asfaltimit.Afër 1 km rrugë është përfunduar së asfaltuari nga puntorë të firmës që e zbatojnë këtë projekt tashmë të konfirmuar për realizim të saj. Edhe pse moti dhe kushtet atmosferike nuk kanë favorizuar për të ecur punimet me ritmet e duhura,përpos stinës së dimrit,nuk ka mundur të ndërpritet puna për asnjë moment.Tashmë kjo zonë do të jetë një pikë kyçe për qytetin dhe njëkohësisht edhe banorët e këtyre fshatrave do ta kenë më të lehtë gjithçka që ka të bëjë me jetesën dhe kushtet e tyre.Një fenomen ky që për vite të tëra me radhë ka qënë problemi kyç dhe ngërçi që çdo fshat dhe banor i fshatit e ka pasur gangrenë,një sëmundje që dhembëte deri në palcë.Por sot gjërat kanë ndryshuar, dhe me asfaltimin e rrugës do të ndryshojë edhe menyra e jetesës dhe kushtet në të cilat përballen çdo ditë këta banorë.
Nga një inspektim i rastit në këtë rrugë që po ndërtohet me standartet e duhura vura re se punimet vazhdojnë dhe se së shpejti do të ketë edhe një inagurim të gjithë këtij projekti sa i bukur aq edhe me vlerë.

Përgatiti Anila Ahmataj

Lërrë një Përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu