NJOFTIM I RËNDËSISHËM…

0
377

NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë, njofton të gjithë qytetarët se e gjithë administrata dhe punonjësit tanë do të jenë në shërbimin tuaj edhe ditën e shtunë dhe të diel. Edhe pse pushim zyrtar, në datat 20 dhe 21janar (e shtunë dhe e diel), sportelet tona do të jenë të hapura. Në funksion të plotë do të jenë sportelet pranë Ndërmarrjes ku lidhen kontratat dhe akt-marrëveshjet për pagesat me këste të debive. Po ashtu, të hapura do të jenë sportelet e pagesës së ujit në bulevardin kryesor pranë “Conad”. Ashtu siç kemi premtuar, nga nesër hapen zyrat e reja të pagesës së ujit pranë Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime, në rrugën “Arko Baleno”. Gjithçka, në kuadër të një shërbimi sa më të mirë. Nxitoni të formalizoni situatën tuaj përballë detyrimit ligjor! Ditët po ikin dhe koha nuk pret! Ne, ju mirëpresim!

Lërrë një Përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu