Bashkëshorti vret me sëpatë gruan e tij në sy të 3 fëmijëve…

0
877

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Koplik të Shkodrës, ku bashkëshorti ka vrarë me sëpatë gruan e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 në Koplik, ku shtetasi Ylber Bajrakurti 42 vjeç ka vrarë me sëpatë në oborrin e banesës bashkëshorten e tij Lumturie Bajrakurti 42 vjeçe.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku është kapur autori i kësaj ngjarje dhe shoqeruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe.

E gjithë ngjarja mësohet se ka ndodhur në sy të tre fëmijëve të mitur të çiftit, dy vajzave dhe një djali.

Nga informacionet paraprake mesohet se shtetasi Ylber Bajrakurti trajtohej si i sëmurë mendor.

Policia po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Burimi Gazeta Shqip!

Lërrë një Përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu