Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit japin alarmin për përmbytje. Priten reshje mesatare në të gjithë territorin, por më intensive në jug. Ndërsa në zonat malore priten reshje dëbore në 400m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 6 / 11 ; në vendet e ulëta: 5 / 9 ; në vendet malore: -1 / 3 °C. Pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por e fortë në bregdetin jugor.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se të martën dhe të mërkurën, në basenin e lumit Vjosa do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve.

Prurjet më të larta nga drejtimi i Lumenjve Drinos dhe Shushica do të jenë përgjatë ditës së sotme, ndërsa në pjesën e poshtme fushore të lumit Vjosa, prurjet dhe nivelet më të larta do të vërehen përgjatë të ditës së neserme.

Nga llogaritjet paraprake të IGJEUM rezulton se nivelet e ujit do të jenë brenda kuotave të argjinaturave. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kenë rritje të prurjeve dhe niveleve, por nuk paraqesin rrezik

Lërrë një Përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu